Gazetarja: Pas arrestimit të Dumanit, RENEA zbarkoi në shtëpinë e Troplinit

Forcat Speciale pak ditë më parë kanë zbarkuar në banesën e biznesmenit Xhevdet Troplini i njohur si ‘Poja’, ku kanë kryer kontrolle.

Me vendim të Gjykatës së Posaçme i është kontrolluar banesa në kuadër të operacionit të ‘Plumbit të Artë’, pas dëshmisë së Nuredin Dumanit.

Lajmi është bërë i ditur sot nga gazetarja Klodiana Lala në emisionin “Në shënjestër”.

Po ashtu mësohet se është kontrolluar edhe banesa e të birit dhe e nipit.

Lala tha se Troplini ka dhënë dëshmi para oficerëve të policisë. Aksioni në fjalë vjen pak ditë pas rrëfimit të Dumanit, i cili tronditi botën e krimit dhe me dëshmitë e tij, duke çuar në arrestimin e 18 personave.


Shtuar 8.06.2022 20:02

Tags: ,