Eksperti zgjedhor Agim Tutulani ka komentuar edhe situatën në Fier ku sipas tij, Partia Demokratike dhe opozita ka shanse reale që në Fier të marrë 8 mandate dhe të barazojë Partinë Socialiste.
Megjithatë sipas tij ndarja e sigurt është se PS merr 8 mandate, PD merr 6 mandate dhe LSI një mandat.
‘Sot për sot janë 8 mandate të PS, 6 PD dhe një LSI. Kemi 1 mijë e më shumë. Me një seri variabël. PDIU jep shanse PD. PD ka shanse reale për të barazuar 8 me 8 me PS-në. Jemi 8-6-1 në këto momente. Një mandat është në lojë”, tha Tutulani .