Era e fortë në Sazan ka riaktivizuar disa vatra të vogla zjarri të cilat po mbahen nën kontroll nga forcat zjarrfikëse. Janë trungjet e pemëve që kanë nxehtësi ato të cilat kanë marrë flakë. Për momentin situata është nën kontroll.
Kujtojmë se Sazani prej ditësh ka qenë përfshirë nga flakët. U desh ndërhyrja nga një avion grek që zjarri të shuhej./albeu.com