Dy burra, një në Gramsh dhe një në Cërrik kanë denoncuar zhdukjen e grave të tyre. Gjithashtu është një 71-vjeçar ka denoncuar humbjen e djalit të tij. Policia ka nisur punën për gjetjen e tyre
Njoftimi i policisë:
Në Komisariatin e Policisë Gramsh janë paraqitur dhe kanë bërë kallëzim shtetasit :
-F. Z., 33 vjeç, banues në fshatin Bulçar, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja J. Z., 25 vjeçe, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.
-N. K., 71 vjeç , banues në fshatin Gribë, Gramsh, pasi i është larguar nga banesa djali i tij, shtetasi E. K., 39 vjeç dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e tij.
Në Komisariatin e Policisë Cërrik është paraqitur për të bërë kallëzim shtetasi F. T., 42 vjeç, banues në fshatin Gradishtë, Belsh, pasi i është larguar nga banesa bashkëshortja e tij, shtetasja A. T., 27 vjeçe, duke braktisur fëmijën e tyre të mitur, dhe nuk është kthyer më. Punohet për gjetjen e saj.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Elbasan, për veprime të mëtejshme./albeu.com