Shtohet ndjeshëm numri i grave të dehura në timon

Më problematike paraqiten femrat të cilat janë kapur të dehura në timon. Për policinë është shqetësuese po ashtu edhe përdorimi  I alkoolit jo vetëm në fundjavë por në çdo ditë dhe çdo orë.

Për fat të keq nën efektin e alkoolit janë kapur edhe drejtuesit e mjeteve publike ku në 5 muajt e parë të vitit janë konstatuar 8 raste

“Më shumë problem në përdorimin e alkoolit në drejtimin e mjetit janë femrat. Bëjmë apel për kujdes. Kemi ushtruar kontrolle parandaluese gjatë gjithë fashave orare nga mëngjesi deri në orët e vona të mbrëmjes pasi çdo ditë konstatojmë njerëz të dehur në timon”, tha Gerhard Baka, specialist i transportit urban.

“Pavarësisht apeleve dhe kontrolleve të policisë rrugore përdorimi I alkoolit në drejtimin e mjetit mbetet një problem. Në vetëm 5 muajt e parë të këtij viti janë konstatuar 1500 raste nga të cilët 316 janë arrestuar”, shtoi ai.

Ajo që vihet re është fakti se mes të arrestuarve 43 persona janë përsëritës, pra janë ndaluar një herë të dehur në timon dhe sapo kanë rimarrë lejen e drejtimit kanë përsëritur të njëjtën shkelje.  Mjekët toksikologë  theksojnë  se qytetarët nuk kanë vullnet për të marrë trajtim për të lënë alkoolin./albeu.com