Benzema tregon konflikin me Mourinhon

Karim Benzema ka ndarë kujtimet e tij nga debutimi i tij në Real Madrid.

“Në sezonin tim të parë, gjashtë muajt e parë ishin shumë të vështirë. Isha vetëm, nuk e flisja gjuhën, kështu që gjithçka ishte e vështirë. Përveç kësaj, kam ardhur në një botë të re, në një ekip tjetër, me një futboll tjetër. Për fat të mirë, nuk u dorëzova.

Histori qesharake? Ajo që më vjen në mendje është momenti kur pata një problem të vogël me Jose Mourinhon. U takuam në hotel, biseduam, ishte një ditë para ndeshjes me Mallorkën. Nuk duhej të kisha luajtur në këtë ndeshje.

Gjatë bisedës i thashë: “Nesër do më vendosni në start, unë do të shënoj dhe do ta fitoj ndeshjen për ju”. Të nesërmen shënova gol dhe fituam 1-0”, tha sulmuesi i Real Madridit. /albeu.com/


Shtuar 2.06.2022 16:08