Tre raunde asnjë kandidat, Alibeaj: Pranuan marrëveshjen me zë dhe figurë, Rama u tërhoq

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Enkelejd Alibeaj pas dështimin edhe të raundit të tretë për zgjedhjen e Presidentit të ri është ndalur të flasë për mediat.

Alibeaj fillimisht u shpreh vendi humbi rastin për një president mbi palët.

Më pas Alibeaj vazhdoi duke thënë se fillimisht PS e pranoi marrëveshjen me PD me zë dhe figurë, por më pas Rama u tërhoq.

Në momentin kur ne afruam rregulla që u pranuan me zë dhe figurë nga ana e Ramës ndodhi ajo që di të bëjë gjithmonë, të tërhiqet. Në këtë proces e dimë qartë që për shkak të ndryshimeve të vitit 2008 presidenti zgjidhet me 71 vota në raundin e katërt dhe pestë.

 Është detyrë e opozitës për të mos zgjedhur një president të njëanshëm. Për një president mbi palët nuk duhet të ishte as i njërës dhe as i tjetrës. Ajo që Rama ka thënë gjithmonë e bëri dhe kësaj radhe. Humbëm një rast për t’i dhënë shqiptarëve një institucion që do të kishte legjitimitetin e palëve”, tha Alibeaj. /albeu.com