Apnea është një çrregullim i zakonshëm që shkakton ndalim dhe fillim të frymëmarrjes në mënyrë të përsëritur gjatë gjumit. Ndalesat e frymëmarrjes mund të zgjasin nga disa sekonda deri në minuta dhe mund të ndodhin 30 herë ose më shumë gjatë një ore.
I ftuar në “ABC e Mëngjesit”, doktori Mirjan Muçka, tregoi më konkretisht se çfarë është apnea e gjumit, shenjat dhe simptomat e saj.
Sipas tij, zakonisht më të prekur janë meshkujt, të cilët në shumicën e rasteve gabojnë pasi e marrin si diçka të zakonshme.
“Apnea e gjumit është me fjalë të thjeshta një çrregullim i gjumit. Deri diku pjesa më e madhe e neglizhojnë, mendojnë se është thjeshtë një gërrhitje. Pjesa më e madhe e përceptojnë si thjeshtë gërrhitje. Në fakt, është një gërrhitje shumë e fortë, e cila në disa momente të caktuara pa e kuptuar vetë personi ngelet pa frymë. Në fakt nuk e kupton se as nuk zgjohet, as nuk ka dhimbje dhe në shumicën e rasteve unë nuk pyes dhe nuk e di pse por meshkujt ndihet të diskriminuar që gërhasin më shumë se femrat. Edhe kur i pyes, në fakt pyes bashkëshorten se ato e kuptojnë më shpesh.
Zakonisht personat që nuk marrin frymë me hundë e shfaqin këtë problem. Në të tilla raste kemi të bëjmë me mishin e huaj, apo rastet e sinoziteve. Nga ana tjetër është pjesa e fytit. Po ta vëm re, personat që janë pak më të shëndetshëm, gërhasin më fortë. Kjo ndodh pasi në fyt kemi një kavitet që përbëhet nga gjuhëza, anash janë bajamet dhe poshtë është pjesa e gjuhës. Në përgjithësi, pothuajse të gjithë gërhasim, sepse varet nga pozicioni që kemi. Kjo pasi gjuha mbyll një pjesë të mirë të fytit, në varësi të pozicionit të kokës”, tha ndër të tjera Muçka.