Autoritete amerikane kanë vënë në pranga ditën e diel Paul Pelosin, bashkëshortin e Kryetares së Dhomës së Përfaqësuesve në SHBA, Nancy Pelosi.
Sipas burimeve nga mediat amerikane, bëhet me dije se Paul Pelosi është arrestua gjatë orëve të vona të mbrëmjes të së shtunës pasi u kap duke drejtuar mjetin në gjendje të dehur. Pas testit të alkoolit, rezultoi se ai kishte një nivel në gjak më të lartë se 0.08.
Lirimi me kusht i Pelosit u caktua në këmbim të 5,000 dollarë.
Nuk dihet ende nëse 82-vjeçari ka qenë i vetëm në makinë apo jo në momentin që u arrestua.
Policia ka refuzuar të komentojë për mediat ngjarjen.