Feston sot 37-vjetorin e lindjes, e gjeni dot për cilën këngëtare të mirënjohur shqiptare bëhet fjalë (FOTO LAJM)

Sot është një ditë e veçantë për familjen e çiftit më të dashur të shoubizit, Alban Skënderaj dhe Miriam Cani. Miriami feston 37-vjetorin e lindjes.

Miriami është një ndër personazhet publik shqiptar më të dashur të ekranit dhe kjo jo vetëm për profesionin, por edhe për mënyrën e paraqitjes së saj.

Në shumicën e fotove të postuara në rrjetet sociale, Miriam Cani është ndër të vetmet personazhe të njohur që merr mijëra pëlqime dhe komente për pamjen e freskët dhe krejtësisht natyrale. Kjo “armë e fortë” e këngëtares dhe ëmbëlsia e saj e përhershme ia ka shtuar edhe më shumë fansat, të cilët gjithmonë e më tepër gjejnë ndonjë “dokument” për të vërtetuar se ëmbëlsinë Miriami e ka të hershme, qysh fëmijë.

Ajo dhe Alban Skënderaj janë partner në jetë prej 15 vitesh dhe janë prindër të dy fëmijëvë, Ameli dhe Duam./albeu.com/