Ai ka thënë se Kharkiv ka pësuar sulme të tmerrshme nga rusët, por deri më tani ata s’kanë arritur të marrin kontrollin e qytetit.
“Kharkiv ka pësuar goditje të tmerrshme nga pushtuesit. Ka ndërtesa gjysmë të rrënuara nga lindja në veri, shenja të shkaktuara nga artileria ruse”.
Më tej ai shtoi:
“Rusia ka humbur vetejën jo vetëm në Kharkiv, por edhe në Kiev dhe pjesën veriore të vendit. Ajo ka humbur të ardhmen me botën e lirë dhe kulturën”.
Zelensky vlerësoi autoritetet në Kharkiv, por tha: “Për fat të keq, nuk mund të them të njëjtën gjë për udhëheqjen lokale të SBU- shërbimit të sigurisë.”
Ai tha se kishte shkarkuar kreun e SBU-së rajonale, i cili “nuk punoi për të mbrojtur qytetin që në ditët e para të një pushtimi në shkallë të gjerë dhe mendonte vetëm për veten e tij personalisht”.
Zelensky tha se “një e treta e rajonit të Kharkiv është ende nën okupim. Ne patjetër do ta ç’pushtojmë të gjithë territorin.”
Duke iu kthyer luftimeve në Donbas, Zelensky tha se 90% e banesave në Severodonetsk ishin dëmtuar.
“Marrja e Severodonetsk është një detyrë themelore për kontigjentin okupues. Dhe atyre nuk u intereson se sa jetë do të duhet të paguajnë për këtë përpjekje për të ngritur flamurin rus.”/albeu.com