17 vjeçari me iniciale R. C., i cili plagosi të miturin 11 vjeçar është shpallur në kërkim nga policia.
Dyshohet se shtetasi R. C. ka pasur konflikte me kushëririn e të miturit duke mos gjetur atë 17 vjeçari ka gjuajtur ndaj tij.
Kujtojmë se i mituri është transportuar me helikopter drejt Tiranës për shërbim mjekësor.
Pukë/Informacion paraprak
Rreth orës 16:20, në fshatin “Dom Gjegjan”, Pukë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri, një i mitur 11 vjeç, i cili po dërgohet në Spitalin e Traumës Tiranë.
Falë veprimeve të shpejta hetimore është bërë identifikimi i autorit të dyshuar të ngjarjes, shtetasi R. C. 17 vjeç dhe po punohet për kapjen e tij.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarje./albeu.com