Një sherr ka ndodhur në ambientet e një lokali në Dhërmi. Një 32-vjeçar ka rrahur rojën e sigurisë së lokalit Pas ngjarjes është arrestuar. Policia ka nisur hetimet.
Njoftimi i policisë:
Himarë/Informacion paraprak
Më datë 25.02.2022, rreth orës 11:45, ka shkuar për mjekim në Qendrën Shëndetësore Himarë, shtetasi G. R., 32 vjeç, banues në Fier, pasi dyshohet se për motive të dobëta, është konfliktuar me rojet e sigurisë së një lokali, në fshatin Dhërmi.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të ngjarjes./albeu.com