Të gjithë do t’jua kenë lakmi ngjyrën e trupit që do ta merrni, të gjithë përbërësit i keni në kuzhinën tuaj!
Vetëm pas dy ditëve do të vëreni nxirje të lehtë. Bashkë me nxirjen e shpejtë, përparësia e këtij zbutësi është që lëkura mund t’ju bëhet e butë dhe e ushqyer.
Po ju sjellim recetën më të thjeshtë për vajin për nxirje të cilin mund ta bëni vetë në shtëpi!
Për përgatitje ju nevojiten:
– 3 dl vaj ulliri
– 2 karota
– 6–7 arra të reja
Merrni një kavanoz dhe hidhni karotën e bluar, grini arrat dhe hidhni vajin e ullirit. Mbylleni mirë dhe lëreni ashtu të qëndrojë në diell së paku katër javë (më së miri do të ishte 40 ditë). Herë pas here përzieni përmbajtjen.
Kur të kalojë koha e “përgatitjes” së vajit, kullojeni dhe vajin e përftuar hidheni në një shishe të vogël.
Duke pasur parasysh që ky preparat nuk mbron nga rrezet e dëmshme të diellit, meqenëse faktori i tij mbrojtës është 2, para se ta përdorni vajin, mbrohuni me kremin me faktor dhe pas gjysmë ore përdoreni vajin, shkruan. Pas dy ditësh do të vëreni nxirje të lehtë.
