Ibrahimovic për tifozët e Milanit: Ata më luten mua si Zotit

Zlatan Ibrahimovic ka zbuluar se si Adriano Galliani kishte tentuar që të transferonte atë te Monza në afatin e janarit.

Sulmuesi suedez ka raporte shumë të mira me drejtorin e përgjithshëm të skuadrës që luan në Serie C, derisa ishin së bashku te Rossonerët.

“Galliani më thirri në telefon dhe më tha: ‘Ju keni thënë se ky nuk është Milanin juaj. Milanin juaj është vetëm 11 kilometra larg (Monza)’”, ka thënë Ibrahimovic për Gazzetta dello Sport.

“Por, mua më pëlqen ky Milan dhe dua të ndihmojë sa më shumë që mundem”.

“Është disi e çuditshme të luash pa tifozë, shkaku që ata të japin një energji dhe ndihem mirë kur jam me tifozët e Milanit. Ata më luten mua sikurse Zotit”, ka shtuar më tej suedezi.

Ibrahimovic njihet tashmë si një lojtar me deklarata qesharake dhe kontroverse, por edhe mjaftë i trofeshëm.


Shtuar 11.07.2020 13:42