Publikon foto me arkivol, Stresi dhe Keisi humbin pjestarin e veçantë të familjes (FOTO LAJM)

Reperi i njohur dhe i dashur për rininë Stresi ka ndarë me ndjekësit e tij në rrjetin social një lajm të hidhur duke publikuar një foto me arkivol.

Stresi ka humbur qeni i tij pasi ai ka ngordhur. Reperi ka publikuar dy foto, aty ku shihet qeni i tij i bardhë Dei në arkivol. Fotot kanë shokuar të gjithë ndjekësit e reperit pasi një lajm i tillë nuk pritej.

‘Lamtumire Dei. Askush s’mund ta kuptoje dashurinë apo dhimbjen për të, vetëm kush e ka provu vetë‘- janë fjalët prekëse që reperi shkruan krah dy fotove të shoqëruar me emoji të mërzitur dhe ato në formën e lutjes.

Gjithashtu edhe Keisi duket se ka qenë shumë e lidhur me qenushin pasi ka bërë një postim të ndjerë në Instagram.


Shtuar 11.07.2020 13:27