Kjo është drejtoresha e Agjencisë së Pronave që qeveria e çoi në SPAK

Ministri i Drejtësisë, Ulsi Manja deklaroi sot se pas një hetimi të gjatë të njësisë anti-korrupsion çoi në SPAK zyrtaren më të lartë të Agjencisë së Trajtimit të Pronave, Jonida Baçi. Drejtoresha e Agjencisë së Trajtimit të Pronës u kallëzua nga Ulsi Manja në SPAK, për korrupsion, shpërdorim detyre dhe konflikt interesi.

Gjithashtu Manja çoi në SPAK edhe drejtorin e kompensimit financiar në këtë agjenci dhe një zyrtar tjetër, pasi sipas tij rezultojnë të implikuar në veprimtari abuzive përmes skemash abuzive, të cilat dyshohet fort se kanë prodhuar korrupsion domethënës.

Tani, u shpreh ai “është radha e SPAKUT të thellojë hetimet e veprimtarisë së këtyre individëve dhe të zbardh deri në fund skemat abuzive të vëna në veprim në shkelje të ligjit e në kurriz të qytetarëve.

Unë nuk i druhem asnjë lloj presioni, pasi krijimi i kësaj strukture ishte vullnet i qeverisë shqiptare. Njësia Antikorrupsion në veprim. Kjo është goditja më e rëndësishme deri tani e Njësisë Antikorrupsion të Ministrisë së Drejtësisë” tha ai.


Shtuar 24.05.2022 12:41