Ditën e sotme shqiptarët kanë të drejtën e tyre legjitime të votojnë për zgjedhjet të cilat do të vendosin fatin e qeverisë për 4 vitet në vazhdim.
Burimet bëjnë me dije se ambasadorët ndërkombëtarë janë shpërndarë në disa prej qarqeve më problematike për të monitoruar nga afër procesin e votimit.
Mësohet se ambasadorja amerikane në Shqipëri, Yuri Kim do të ndjekë procesin në Shkodër.
Ajo do të shikojë zhvillimet në Qendrën e Votimit “28 Nëntori” dhe në orën 09:00 pritet që të zhvillojë një komunikim për mediat.
Ndërsa i dërguari i Bashkimit Europian, Luigi Soreca do të ndjekë zhvillimet në Elbasan, dhe do t’u drejtohet me një mesazh qytetarëve në orën 11:00 nga Elbasani.