Para se të lini punën, mos harroni të bëni këto 5 gjëra

Të lësh punën për një mundësi tjetër më të mirë është një ndryshim i madh që ka nevojë për kohë derisa gjërat të stabilizohen. Gjithsesi, e zëmë se jeni në hapin final. Të gjithë intervistat janë bërë, përgjigjen pozitive e keni marrë dhe jeni gati për punën tuaj të re. Me siguri keni harruar diçka shumë të rëndësishme: të fshini dokumentat dhe gjithçka që ju përket në kompjeturin e zyrës së vjetër.

Gjëra personale si fotot apo dokumenta taksash

Idealja është që në kompjuterin e punës të mos keni gjëra personale, por le të themi që ndodh dhe është e thjeshtë t’i harrojmë aty. Para se të ikni, fshini gjithçka!

Historikun e kërkimeve në Google

Ke bërë kërkime të sikletshme dhe pse duhet të t’i shohi personi që do të të zëvendësojë ty. Ekspertët thonë se historiku i kërkimeve duhet fshirë, prandaj sigurohuni ta bëni për të punuar të qetë.

Çdo dokument që keni shkarkuar, apo aplikacion personal

Nëse nuk i duhen kompanisë, bëni mirë t’i fshihni dhe nga recycle bin.

Çdo aplikacion mesazhesh personale

Message, WhatsApp Web, etj nuk mund t’i lini të hapura për asnjë arsye. Se ç’mund të gjendet e dini ju më mirë.

Fjalëkalimet

Bëni mirë të mos i keni ruajtur diku! Para se të lini punën, hidhini një sy dhe sigurohuni që të mos i di askush përveç jush./albeu.com


Shtuar 23.05.2022 19:33