Ndodh në Festivalin e Kanës! Gruaja del e zhveshur në shenjë proteste kundër dhunës seksuale në Ukrainë (VIDEO)

Një ngjarje aspak e zakontë ka ndodhur në Festivalin e Kanës. Një grua u shfaq me fustan në tapetin e kuq dhe më pas e hoqi atë në shenjë proteste për viktimat e dhunës seksuale në Ukrainë.

Në trup ajo kishte shkruar  “mos na përdhunoni”  dhe gjithashtu kishte ngjyrat e flamurit ukrainas. Më pas ajo u mor nga rojet e sigurisë dhe u largua nga skena.

Autoritetet ukrainase kanë thënë se po hetojnë rastet e përdhunimit të grave nga forcat ruse gjatë pushtimit të tyre të pjesëve të vendit./albeu.com

https://www.youtube.com/watch?v=KyA3wGNowWc


Shtuar 21.05.2022 16:00