Berisha me premtime në Kukës: Sa të vij në pushtet do të heq taksën e Rrugës së Kombit

Ish-kryeministri Sali Berisha nga Kukësi ka bërë një premtim. Ai u zotua se do të heqë taksën për Rrugën e  Kombit sapo të vijë në pushtet. Berisha ka folur dhe për Ballkanin e Hapur, për të cilin tha se është një nismë e Aleksandër Vuçiç.

“Taksa do hiqet dhe ajo rrugë do të mbetet e Kombit ashtu siç e ka emrin. Ajo është një taksë turpi, një taksë që shpreh jo pak qëndrimin e tij që u vendos mbi bazën se “Kukësi ka marrë shumë” dhe duhej të paguante pse u ndërtua rruga. Është një taksë urrejtje. Qarku i Kukësit është më i varfëri në Europë. Është rreth 16 vite larg Tiranës. Ndërsa Ballkani i Hapur është projekt i mirëfilltë i Serbisë së Madhe. Është projekt i Aleksandër Vuçiç, i cili nuk njeh gjenocidet e bëra në Kosovë dhe Bosnjë”, u tha Berisha./albeu.com