Një person është paraqitur mëngjesin e sotëm i plagosur në spitalin e Sarandës.
Sipas burimeve, bëhet me dije se i plagosuri është shtetasi Erlind Dumani, 38 vjeç, është paraqitur në spital rreth orës 02:30 me plagë ne qafë, ndërsa dyshohet i goditur me thike ose kaçavidë.
Ngjarja mësohet të këtë ndodhur në lagjen nr.3, pranë vendit të quajtur “Plazhi Ri” dhe fatmirësisht i plagosuri ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Aktualisht policia vijon hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes./albeu.com/