Tronditëse në Greqi, i biri vret të ëmën me thikë dhe i vë flakën shtëpisë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Greqi gjatë ditës së sotme, teksa një person ka sulmuar me thikë për vdekje të ëmën dhe më pas i ka vënë flakën shtëpisë.

Vrasja ka ndodhur në lagjen Paleo Faliro në kryeqytetin helen, në orët e para të së shtunës, 14 maj.

Viktima 78-vjeçare u gjet në mes të flakëve me dy plagë në gjoks të shkaktuara nga thika, sipas autoriteteve greke.

I dyshuari kryesor për vdekjen tragjike të së moshuarës është i biri i saj, i cili u arrestua menjëherë pasi u nxori nga shtëpia që ishte përfshirë nga flakët.

Dëshmitë e të afërmve dhe miqve të 78-vjeçares dhe fqinjëve pritet të hedhin dritë mbi hetimet, shkruan protothema.gr.

Autoritetet greke po shqyrtojnë mundësinë e aktivitetit kriminal dhe mbledhjen e provave për të përcaktuar nëse e moshuara ka humbur jetën nga zjarri apo nëse ka rënë viktimë e vrasjes nga i biri.