Bashkëshortja e Sabri Fejzuallahut përlotet nga surpriza e ditëlindjes (VIDEO)

Bashkëshortja e këngëtarit Sabri Fejzullahut, Nera Fejzullahu, ka festuar dje ditëlindjen.

Ajo mori urime të shumta që në orët e para të mesnatës, por padyshim që urimin më të bukur e mori nga Sabri Fejzullahu.

Përmes një postimi në rrjetin social Instagram, Sabriu zgjodhi fjalët më të veçanta për ta uruar Nerën.

“Dashurinë, respektin, kujdesin e përkushtimin që e kam pasur dhe e kam për ty, e din vetëm zemra ime. Shumë të kam dasht, shumë të du, e kam me t’dasht përjetësisht se të kam gravur në zemër. Urime ditëlindjen ty melodi e pa mbarim”.

Asaj i kanë përgatitur edhe një surprizë, nga e cila mbeti e përlotur.

 


Shtuar 13.05.2022 09:28