Veshja e Ronela Hajatit në ceremoninë e hapjes së Eurovision bëri bujë të madhe. Kjo veshje mbante emrin e stilistit Niko Komani, por vetëm deri dje.
Artisti Brazilian, Pedro Leoplodom akuzoi Nikon se i ka vjedhur stilimin pa marrë leje dhe pa i dhënë meritat e krijimit të tij duke publikuar edhe punën e tij që ishte kopjuar më shumë se identik.
Niko Komani nuk mohoi asgjë, por në reagimin e tij të vetëm tha se do të komunikonte me stilistin e vërtetë të veshjes.
Pas kësaj, në rrjet ka patur mjaft reagime dhe një prej tyre vjen nga konkurrentja e “Style Star”, ku Niko Komani është juri.
Është pikërisht Dea, e cila ka ironizuar veprimin e gjykuesit të saj çdo të premte.
“Inspirim, jo kopje”, ka shkruar Dea duke ironizuar Nikon me fjalët e tij.
Kujtojmë se Dea dhe Niko kanë patur herë pas here përplasje në emision./albeu.com/