Gjatë një diskutimi në Musée de l’Homme në Paris, ku po zhvillohet “Forumi i Paqes”, kryeministri Edi Rama foli për Kosovën dhe marrëdhëniet mes BE-së e Serbisë.
Rama tha se Shqipëria ka qenë përherë një vend paqedashës dhe se është e angazhuar në nxitjen e paqes. Sipas tij, njeriu nuk mund t’i zgjedhë kushërinjtë apo fqinjët, pavarësisht sa i lirë është; fqinjët mbeten aty ku janë.
Të lidhura
None found
Sa i përket raportit mes BE-së dhe Serbisë, kryeministri u shpreh se gjërat nuk duken më mirë. Ai theksoi se Kosova është shtet i pavarur, njihet nga të gjithë dhe se nuk ka kthim pas apo ndonjë mënyrë për ta shndërruar në një fantazi të re serbe. Rama shtoi se sa më shpejt serbët ta pranojnë Kosovën si një fakt të jetës, aq më mirë do të jetë për ta.







