Ish-zëdhënësi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Jakup Krasniqi është deklaruar i pafajshëm për zgjerimin/plotësimin e aktakuzës nga Dhomat e Specializuara.
Në fjalën e tij, ai ka thënë se e ka lexuar dokumentin dhe akuzën shtesë dhe është shprehur me bindje të plotë se e ka të vështire ta kuptoj akuzën e parë dhe vazhdimin, pasi thotë se kurrë në jetën e tij nuk ka kryer krime.
“Prandaj deklarohem krejtësisht i pafajshëm. Dhe kërkojmë që gjyqi të shpejtohet dhe të mos na mban kaq gjatë në paraburgim në Hagë. Mua më vjen turp që po jetoj në këtë kohë që ua shkatërron jetën njerëzve dhe familjeve që guxuan të jetojnë për lirinë, demokracinë”, tha Krasniqi