Lionel Messi së shpejti pritet ta ketë në tavolinë kontratn e re nga Barcelona.
Mediumet spanjolle kanë njoftuar të premten se krerët e Barcelonës tashmë kanë bërë gati kontratën trivjeçare për Messin.
Të lidhura
None found
Presidenti Joan Laporta beson se do ta bindë Messin për ta firmosur kontratën dhe për të mbetur pjesë e klubit deri në verën e vitit 2024.
Messi ende nuk ka vendosur për të ardhmen e tij dhe mund të mbetet lojtar i lirë pas përfundimit të këtij sezoni nëse nuk pranon kushtet e Barçës.
Argjentinasi 33-vjeçar, është pjesë e ekipit të parë të Barcelonës prej vitit 2005 kurse këtë sezon ka shënuar 33 gola dhe ka asistuar 14 herë në 41 paraqitje.
