Ditën e nesërme do të mblidhet Konferenca e Kryetarëve në Kuvendin e Shqipërisë.
Sipas burimeve, Kuvendi ka bërë të ditur se mbledhja do të nisë në orën 12:30, si vijim i mbledhjes për nisjen e procedurave dhe përcaktimin e datës së votimit të parë për zgjedhjen e presidentit.
Mbajtja e Konferencës nesër ishte pika ku PS-ja dhe PD-ja janë ranë dakord në mbledhjen që u zhvillua me praninë e mediave më 4 maj.
Në deklaratat e tij kryeministri Edi Rama ka përsëritur disa herë se maxhoranca i ka votat për të zgjedhur presidentin e ri, ndërsa ka përjashtuar mundësinë që kreu i shtetit do të jetë nga radhët e PS. Nga ana tjetër, PS është shprehur e gatshme për gjetjen e një emri konsensual me opozitën, por deri më tani gjasat janë të pakta për një emërues të përbashkët për kreun e shtetit./albeu.com/