Pagë faraonike, komisione të frikshme dhe klauzolë lirimi: Shifrat që bindën Haaland

“The Athletic” e ka bërë të kryer kalimin e Erling Haaland drejt Manchester City dhe brenda kësaj jave pritet që të konfirmohet gjithçka.

Tashmë janë zbuluar edhe shifrat e këtij operacioni dhe janë me të vërtetë faraonike. Manchester City do të paguajë si fillim 75 milionë euro që norvegjezi të lihet i lirë.

Paga e Haaland do të jetë e frikshme, 40 milionë euro në sezon, ndërkohë që kontrata do të jetë e vlefshme për pesë sezone.

Në këmbim të kësaj kohëzgjatjeje, City ka pranuar të përfshijë në marrëveshje një klauzolë lirimi që aktivizohet pas dy sezonesh.

Ëndrra e Haaland është të luajë në LaLiga, ndaj edhe e ka kërkuar këtë klauzolë. Sa u takon komisioneve, 70 milionë euro City do i paguajë për kompaninë dhe babanë e Haaland. / h.ll/albeu.com