Aksidenti me G-Class të “Rruga e Kavajës”, qytetari që po lëvizte me biçikletë shpëtoi për një “qime”

Për pak sa nuk u kthye në tragjedi. Aksidenti me G-Claass ku shtetasi 39-vjeçari Ajas Sulejmani aksidentoni një çift si dhe foshnjën e tyre vetëm 3 muajshe, teksa po kalonin në vijat e bardha.

Por nga aksidenti për pak ka shpëtuar dhe një qytetar që ka qenë duke ecur me biçikletë, teksa mjeti i ka kapur rrotën e dytë. Fatmirësisht është dëmtuar vetëm biçikleta ndërsa qytetari ia ka hedhur paq.

Ndërkohë foshnja 3-muajshe është në gjendje të mirë shëndetësore, kjo dhe falë veprimit heroik të nënës e cila e shtyu karrocën vetëm 1 sekondë para se makina t’i përplaste, ndërkohë që dy prindërit janë në mjekim intensiv.

Ndërsa Ajas Sulejmani pas arrestimit ka rezultuar përdorues i lëndëve narkotike, bashkë me të u arrestua edhe pasagjeri që ndodhej në makinë e tij. /albeu.com/

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Albeu.com (@albeucom)


Shtuar 8.05.2022 19:34