NDRANGHETA/ “Jam duke komunikuar me kolegët italianë”, Klodiana Lala paralajmëron ministrin shqiptar

Mediat italiane kanë publikuar një ditë më parë detaje të forta për lidhjet që ka mafia shqiptare me atë italiane.

Janë publikuar edhe dëshmitë e Antonio Guastalegname , sipërmarrësi i Vibo Marina, një bashkëpunëtor i ri i drejtësisë. Prokurorët kanë mundur të zbulojnë kontaktet që kishte 53-vjeçari me dy drejtues të ‘Ndrangheta del Vibonese’ por edhe me trafikantët e armëve dhe drogës, një nga specialitetet e saj kryesore.

Duke folur për drogën dhe narkotikët, Guastalegname përmend disa herë dhe njeh në albumin fotografik që i është shfaqur Valerio Navarra, i cili konsiderohet nga hetuesit si shumë i afërt me bosin e Zungri Antonio Giuseppe Accorinti, një vendas nga Vibonese, por që u zhvendos në Toskana, baza operative e biznesit të tij.

Navarra, siç raporton i penduari,  kishte kontakte me subjektet shqiptare. “Ky i fundit, thotë Guastalegnamel, kishte mbështetjen e qeverisë shqiptare, nëse më kujtohet mirë subjekti i korruptuar ishte ministri i Drejtësisë ose i Brendshëm ose në çdo rast një figurë e rëndësishme politike shqiptare”.

Pas publikimit të këtij lajmi, ka reaguar gazetarja Klodiana Lala e cila zotohet se do të zbulojë se kush është ky ministër shqiptar, që favorizon organizatat kriminale. Ajo shprehet se po bashkëpunon me kolegët italianë, jo vetëm për të siguruar emrin, por të gjithë dosjen.

“I penduari i organizates mafioze italiane flet per nje minister te Brendshem ose Drejtesie qe favorizonte trafikantet e droges. Jam duke komunikuar me kolege italiane per te mesuar emrin e ministrit…sigurisht duke me siguruar dosjen. Kjo ngjarje sduhet te kaloje lehte”, shkruan gazetarja në Facebook./albeu.com


Shtuar 5.05.2022 09:41