Me qese në duar duke ecur bashkë në rrugët e Tiranës, del videoja e dy adoleshentëve që u arratisën nga Elbasani

Disa ditë më parë, dy adoleshentë, 13 dhe 15 vjeç, u arratisën nga Elbasani për në Tiranë, pasi familjet e tyre ishin kundër lidhjes së dashurisë.

Por arratia nuk zgjati shumë, pasi rasti u denoncua e më pas u bë publik në media, dhe dy adoleshentët Samuel Duro dhe Stelina Jaupaj, u gjetën.

Dy adoleshentët janë lokalizuar në Tiranë, ku edhe dyshohej se u fshiheshin familjeve. Ata janë kapur nga kamerat e sigurisë duke ecur bashkë në rrugë, ndërsa në duar mbanin disa qese. Ata ndodhen në komisariatin e policisë së Elbasanit. Ndodhen në gjendje të mirë dhe pritet të merren në pyetje në praninë e psikologut të fëmijëve për të mësuar më shumë detaje për arsyet e largimit të tyre.

Të miturit mësohet se kanë pasur një lidhje dashurie mes tyre, por kundërshtia e familjarëve i ka bërë ata të vendosin të largohen nga banesa e fillimisht janë nisur në drejtim të Funarit, vend turistik.

Më pas kanë udhëtuar të shtunën në fshatin Kor, ku janë prezantuar si turistë dhe kanë kaluar natën në një nga banesat e fshatit. Me të gdhirë e nesërmja, ata kanë kërkuar punë në fshat dhe pasi nuk kanë gjetur kanë zbarkuar në ‘Qytet Studenti’ për të njëjtën arsye.

Si u arratisën

Mësohet se vajza ka dalë në pushim të gjatë të premten dhe kamerat e shkollës kanë fiksuar teksa shoqet e saj i kanë hedhur nga dritarja e klasës çantën e shkollës.

Nga bashkëmoshataret e saj thuhet se ajo ishte një nxënëse shumë e mirë dhe se largimi ishte i planifikuar pasi ditët e fundit, 13-vjeçarja po kursente dhe mblidhte para pasi i duheshin.

Nga ana tjetër edhe djali kishte shitur biçikletën dhe telefonin për të pasur para mjaftueshëm për t’u larguar./albeu.com