Arrihet marrveshja Gabriel Jesus-Arsenal, mungon vetëm firma

Gabriel Jesus po luan ndeshjet e fundit me Manchetser Cityn në Premier League, pasi në fund te sezonit me shumë gjasa do të largohet nga “Etihad”.

Siç raportohet nga “TodoFichajes”, lojtari i citizenëve tashmë do të ndërrojë fanellë por jo kampionat, pasi Manchester City dhe Arsenal kanë arritur marrëveshjen mes tyre për transferimin e lojtarit gjatë merkatës së verës në “Emirate Stadium”, ndërsa theksohet se mungon vetëm firma.

Po sipas burimit në fjalë thuhet se “Topçinjtë” do të paguajnë te “Qytetarët” plot 50 milionë euro për shërbimet e 25-vjeçarit, i cili në 36 ndeshje këtë sezon me Cityn ka arritur të shënojë 12 gola, teksa ka dhënë po aq asiste. /h.ll/albeu.com


Shtuar 30.04.2022 15:53