Papërgjegjshmëria e një prej shoferëve të autobusit të Unazës të kompanisë “GO Green”, mund të kishte rezultuar fatale mbrëmjen e së martës në Tiranë, ndërsa ka përfunduar në Lanë.
Sipas policisë aksidenti ka ndodhur në Unazë pranë kinema “Agimit”, ku një prej autobusëve të kompanisë “Go Green” ka goditur një makinë benz duke e marrë para, dhe ka përfunduar në Lanë.
Si pasojë e aksidenti kanë mbetur 6 persona të plagosur, dy persona brenda benzit dhe 4 pasagjerë të autobusit.
Mesa duket shpejtësia e lartë me të cilën shpesh ecin shoferët e Unazës për të kapur orarin, për shkak se vonohen shumë në stacione, dyshohet të jetë edhe shkaku i aksidentit.
View this post on Instagram
Njoftimi i policisë:
Më datë 29.04.2022, rreth orës 20:10, në afërsi të Kinema Agimi, një autobus është përplasur me një automjet, dhe si pasojë drejtuesi i autobusit ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij, dhe ka rënë në Lumin Lana.
Si pasojë e aksidentit janë dëmtuar dhe janë paraqitur në spital dhe ndodhen jashtë rrezikut për jetën dy pasagjerët e automjetit që u përplas me autobusin.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Kjo nuk është hera e parë që shoferët e autobusëve të Unazës bëhen shkak për aksidente. Shpesh në media është denoncuar nga qytetarët se drejtuesit e këtyre mjeteve në disa raste kanë qenë mbi autobus edhe të dehur me alkool.
Gjithashtu çdo ditë qyetarët ankohen se shoferi sëbashku me faturonin zbresin në stacione dhe i lënë qytetarët brenda autobusit për disa minuta në pritje, dhe më pas për të rikuperuar kohën e humbur ecin me shpejtësi të lartë, duke vënë në rrezik jo vetëm ata që gjenden brenda autobusit, por edhe qytetarët dhe drejtuesit e mjeteve të tjera në rrugë.