Policia ka mbërritur në vendndodhjen e makiës në bllokuar nga mbështetësit e PD në Maqellarë.
Nga informacionet e para mësohet se brenda në makinë janë gjetur para, tufa me 50 mileksha të cilat dyshohet se po përdoreshin për të blerë vota.
Efektivi i Policisë ka vendosur disa piketa provash, ndërsa personi që filmon gjithçka live dëgjohet teksa u thotë shokëve se kanë gjetur “topa me 50-çe”.
Ndërsa vazhdon filmon, i rrëfen shokut të tij se videon do t’ja çojë drejtpërdrejt ish-kryeministrit Sali Berisha.
“Topa me 50-çe. Do ia çoj direkt Sali Berishës,”-dëgjohet ai në video. Sipas tij, paratë të gjitha ishin fshehur në kroskot. /albeu.com/