Lajmi për biletat të çilat nuk u ishin shitur tifozëve të Fiorentinës ka trazuar ujërat midis dy ekipeve.
Sipas “FirenzeViola”, selia e policisë së Milanit në fakt ka anuluar këtë gjë dhe mungon vetëm njoftimi zyrtar. Biletat që janë blerë nga tifozët e Milanit por që në të vërtet i përkisnin klubit të Fiorentinës, janë anuluar dhe do u shiten tashmë tifozëve të Fiorentinës.
Klubi toskan e fitoi këtë çështje e cila ishte e jashtë logjikës dhe tifozët vjollcë do të mund të ndjekin ndeshjen rregullisht në stadium.
Në total janë vendosur në dispozicion 4 mijë bileta për ta./ h.ll/albeu.com