Rusia ka dëbuar 11 diplomatë ditën e sotme, 8 japonezë dhe tre norvegjezë.
Ministria e Jashtme tha se kishte thirrur një përfaqësues të ambasadës japoneze në Moskë dhe i tha atij se tetë diplomatët duhet të largoheshin nga Rusia deri më 10 maj.
Ajo vjen vetëm disa javë pasi Japonia dëboi tetë diplomatë rusë, në një veprim të rrallë që ajo tha se ishte në përgjigje të veprimeve të Rusisë në Ukrainë, duke përfshirë vrasjen e civilëve.
Ndërkohë, ministria e jashtme e Norvegjisë tha se Rusia do të dëbonte tre diplomatë norvegjezë pasi Oslo dëboi një numër të ngjashëm diplomatësh rusë për pushtimin e Ukrainës nga Kremlini./albeu.com