Arsyeja e dhimbshme përse Lady Diana nuk veshi më kurrë Chanel pas divorcit

Ndonëse prej vitit 2005 është zyrtarisht bashkëshortja e Princit Charles, Dukesha e Cornwall-it Camila Shand gjithnjë do të shihet si personi i tretë mes çiftit Charles e Diana. Në një lidhje jashtëmartesore që zgjati prej dekadash kjo ngjarje ishte më shumë se një tradhëti për të cilën u fol e flitet ende në mediat britanike e jo vetëm.

Princesha Diana u martua me Princi Çarl në vitin 1981, por lidhja e bashkëshortit të saj me Camilla, mes të tjerash, e shtyu martesën e saj drejt greminës për të mos u rimëkëmbër më . Këtë gjë Princesha Diana e vujti dhe hoqi dore nga shume gjera që i kujtonin kete tradheti !

Në një intervistë me Harper’s Bazaar Australia, stilisti Jayson Brunsdon zbuloi se Princesha Diana shmangte çdo veshje Chanel pas divorcit të saj, kjo sepse logoja e shtëpisë së modës franceze i kujtonte ish bashkëshortin Charles dhe partneren e saj Camilën.

Në vitin 1996 – në të njëjtin vit kur ajo dhe Charles u divorcuan, Jayson Brunsdon  zgjodhi për nje event që Diana do të sihte e pranishme, një palë këpucë Chanel për t’i kombinuar me një palë pantallona Versace, por ajo refuzoi ate kombinim!
“Ajo tha:” Jo, unë nuk mund të vesh dy C të kryqëzuara- më kujtojnë Charles dhe Camilën.


Shtuar 27.04.2022 11:53