Ish-ministri i Jashtëm, Besnik Mustafaj, është shprehur se peticioni kundër ambasadores amerikane Yuri Kim është një nismë e nxituar dhe e pa bazuar.
Komentet Mustafaj i ka bërë teksa ishte i ftuar në “Radari Informativ” në Abc, teksa
i ftuar në ”Radari Informativ” në Abc të gazetares Juli Xhokaxhi, ka komentuar nismën e disa qytetarëve për një peticion online kundër ambasadores Yuri Kim, të cilën më pas pritet ta dërgojnë në DASH.
Për Mustafajn kjo është një nismë e nxituar, pasi ambasadorja Yuri Kim përfaqëson SHBA-të në vendin tonë.
Ai theksoi se kjo që po ndodh në Shqipëri nuk ka ndodhur në asnjë vend tjetër të botës.
Ndërkohë ai theksoi se në bisedat që ka patur me miqtë e tij në PD, i kanë thënë se nuk do e mbështesin këtë nismë.
Pjesë nga biseda:
Xhokaxhi: Duket sikur kemi hyrë në një marrëdhënie të re qytetare me SHBA. Qytetarët kanë nisur një nismë në rrjetet sociale ku po mbledhin fiorma për një peticion kundër ambasadores Kim të cilat do ja nisin DASH?
Mustafaj: Për mua është rruga e papërshtatshme për t’i përcjellë DASH pakënaqësinë e një grupi njerëzish. Ata që marrin nisma të tilla harrojnë që ambasadorja përfaqëson vendin e saj. Unë nuk di vende të tjera të kenë bërë këtë rrugë, për ndonjë ambasadorë amerikanë.
Xhoakaxhi: Sa e nxitur politikisht mund të jetë?
Mustafaj: Nuk e di, kam parë që figura nga PD apo opozita kanë thënë se nuk do ta mbështesin një nismë të tillë.
Xhokaxhi: Gjithçka erdhi pas dy reagimeve, e para me gjestin që Berisha bëri ndaj Alibeajt, dhe e dyta ndaj akuzova që Berisha bëri ndaj ambasadores amerikane për ndërhyrje në sistemin e drejtësisë?
Mustafaj: Ambasada amerikane, SHBA dhe BE janë nxitësit dhe mbështetësit e Reformës në Drejtësi, pra nuk ëhstë hera e parë e ndërhyrjes së ambasadores Kim. Nuk vlen më të merremi me komentet se çfarë bën ambasadorja. Për mua kritikat duhet të merren ndaj gjyqtares jo ndaj ambasadores.