Makina përplaset me çiklomotorin në Lezhë -Laç, marrin dëmtime 3 fëmijë

Një aksident ka ndodhur sot në rrugën e vjetër Lezhë-Laç, në afërsi të fshatit Manati. Sipas burimeve një automjet është përplasur me një ciklomotor dhe për pasojë janë lënduar tre fëmijë, të moshës 13-15 vjeç.

Mësohet se fëmijët janë dërguar në spitalin e Lezhës, për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërkaq nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe kanë nisur hetimet per shkaqet e aksidentit.


Shtuar 22.04.2022 13:51