Alketa Vejsiu, padyshim një ndër moderatoret shqiptare më të dashura nga publiku, ka qenë gjithmonë shumë diskrete për jetën private.
Fotot e saj me familjen, bashkëshortin apo fëmijët numërohen me gishtat e njërës dorë.
Por në fakt familjari me të cilin Alketa ka më shumë foto është pikërisht vëllai i saj.
Vëllai i moderatores u bë i njohur për mediat rreth 5 vite më parë pas problemeve të tij me drejtësinë.
Kujtojmë se pak ditë më parë, vajza e moderatores, Nikol mori gjithë vëmendjen e mediave dhe rrjetit pasi u shfaq për herë të parë publikisht. Bukuroshja fitoi menjëherë zemrën e ndjekësve dhe për pak ditë numëroi rreth 15 mijë ndjekës në profilin e saj./albeu.com/