Të shtëna me armë zjarri në Lushnjë janë dëgjuar pasditen e sotme në Lushnjë, në afërsi të stacionit të trenit. Nga informacionet paraprake, mësohet se është plagosur një person i identifikuar si Kujtim Meta, 44 vjeç.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe së bashku me grupin hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Njoftimi i policisë:
Lushnjë
Informacion paraprak
Sot rreth orës 16:15, në afërsi të stacionit të trenit, Lushnjë, në rrethana ende të paqarta është plagosur me armë zjarri shtetasi K. M., 44 vjeç, banues në Saravë, Lushnjë, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Shërbimet e Policisë dhe grupi hetimor po vijojnë punën intensive për identifikimin e autorit dhe zbardhjen e plotë të ngjarjes.
Janë ngritur pika kontrolli në të gjitha hyrje-daljet e qytetit të Lushnjës me qëllim kapjen e autorit.