Teksa lufta ne Ukrainë po vijon në muajin e saj të dytë, situata më e rënduar paraqitet në Mariupol.
Atje pjesa më e madhe e qytetit është shkatërruar dhe të larta janë edhe viktimat e lëna pas.
Por duket se një marrëveshje e re është arritur mes vendeve, për hapjen e një korridori humanitar në këtë qytet.
Lajmin e bëri të ditur zëvendëskryeministrja e Ukrainës Iryna Vereshchuk, e cila ka njoftuar se Ukraina dhe Rusia kanë rënë dakord për hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve nga qyteti port i rrethuar jugor i Mariupolit, sipas The Guardian.
“Duke pasur parasysh situatën katastrofike humanitare në Mariupol, përpjekjet tona do të fokusohen pikërisht këtu. Ne sot arritëm të binim dakord paraprakisht për hapjen e një korridori humanitar për evakuimin e grave, fëmijëve dhe të moshuarve.
Civilët janë udhëzuar të mblidhen në orën 14:00 dhe kolona më pas do të niset për në Zaporizhzhia nëpërmjet Berdyansk.
“Për shkak të situatës shumë të vështirë të sigurisë, mund të ketë ndryshime gjatë evakuimit. Pra, ju lutem ndiqni njoftimet zyrtare përkatëse. Ne do të bëjmë çmos që gjithçka të funksionojë siç duhet,” përfundoi Vereshchuk.