Vrasja e Pjerin Xhuvanit është bërë me kallashnikov, në qendër të qytetit.
Më shumë se 20 gëzhoja janë sekuestruar deri tani. Në Spitalin e Elbasanit, pas mbërritjes së efektives, kanë mbërritur edhe tre të plagosur të tjerë. Mes tyre është edhe një i afërm i viktimës, Pjerin Xhuvani. Po sekuestrohen kamerat e sigurisë. Dyshohet se vrasja mund të ketë ndodhur për motive politike.
Pjerin Xhuvani bënte fushatë për PS-në. Janë gjetur dy celularë të viktimës. Punonjësja e plagosur është Xhensila Sota.
Atentati dyshohet se ka qenë i mirëmenduar. Ka kamera dhe pritet të hapen këto kamera për të zbardhur ngjarjen.