Pas sulmit me armë në metronë e Neë Yorkut, ku mbetën të plagosur 23 persona, është prangosur autori i dyshuar i ngjarjes së rëndë.
BBC ben me dije se ai është Frank James, 62 vjeç.
Të mërkurën në mëngjes, zyrtarët thanë se James ishte i vetmi i dyshuar nga të shtënat, në të cilat 23 persona u plagosën, 10 prej tyre nga të shtënat me armë zjarri.
Mediat e huaja raportuan se autori i dyshuar kishte veshur një maskë gazi dhe një jelek portokalli. Po ashtu thuhet se ai ishte i veshur si punonjës i Autoritetit të Transportit Metropolitan, ndaj kjo gjë e ka lejuar atë që të përzihej me turmën dhe të arratisej.