Një 42 vjeçar ka rënë në pragat e Policisë së Pogradecit pasi ka ushtruar dhunën ndaj babait të tij të moshuar.
Shtetasi Z.H, 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike dhe fizike ndaj të atit, shtetasit M.H, 77 vjeç.
Njoftimi i policisë:
Pogradec
Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohet penalisht 1 tjetër për vepra të ndryshme penale.
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Pogradec, bënë arrestimin në flagrancë për veprën penale “Dhuna në familje”, të shtetasit Z. H., 42 vjeç, banues në fshatin Buçimas, Pogradec, pasi dyshohet se në banesë ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj babait të tij, shtetasit M. H., 77 vjeç.