Bashkëshortja e vëllait të Xhevahir Hoxhës, 61-vjeçarit nga Roskoveci që vrau bashkëjetuesen e djalit dhe më pas u vetëvar, ka folur për mediat në lidhje me ngjarjen tragjike.
Ajo ka rrëfyer para kamerave se 61-vjeçari, para tre ditëve, kishte paralajmëruar se do ta kryente krimin.
“U bënë tre ditë që ai (61-vjeçari) erdhi te shtëpia jonë. Kishte blerë një kosë bari dhe tha se nuk e dua atë (bashkëjetuesen e djalit). ‘Mos bëj ndonjë gafë’, i thashë unë. E kam vendosur më tha, unë do ta vras edhe djalin edhe nusen dhe më pas do vras veten. Nuk ishte dakord me djalin. Djali la nusen me fëmijën 8 vjeç dhe mori Merushen. Merushja shumë vajzë e mirë, ishin në rregull si familje”, tha zonja, e cila ishte e afërmja e familjes ku ndodhi krimi./albeu.com