Monika Kryemadhi kujton vitet e rinisë me Ilir Metën (FOTO LAJM)

Ditën e djeshme kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi, ka festuar ditëlindjen.

Një ditë pas ditëlindjes, Kryetarja e LSI-së Monika Kryemadhi ka publikuar foto me bashkëshortin e saj, Presidentin Ilir Meta, 28 vite më parë në Llogara dhe sot në Kepin e Rodonit.

Përmes një shkrimi bashkangjitur postimit, Kryemadhi shprehet se nuk janë vitet ato që kanë rëndësi për njerëzit, por mënyra se si i kalon ato vite.

“Nuk janë vitet në jetën tonë ato që kanë rëndësi, por mënyra si i jetojmë vitet tona është e rëndësishme. It is not the years in our lives that count, but the life in our years that counts.

Faleminderit me zemër  të gjithëve për urimet tuaja, jam e bekuar për familjen dhe miqtë e mi”, shkruan Kryemadhi./albeu.com/