Olta Xhaçka dënon sulmin rus në stacionin e trenit: Dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus

Ministrja e Punëve të Jashtme në Shqipëri ka dënuar sulmin rus me raketë në stacionin hekurudhor në Kramatorsk ku kanë mbetur të vrarë 50 civilë dhe janë plagosur qindra të tjerë.

Aho thotë se vrasja e civilëve është një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus.

“Vrasja e dhjetëra civilëve në Kramatorsk, një ditë pasi u pezullua nga Këshilli i të Drejtave të Njeriut për shkak të mizorive që ka kryer në Ukrainë është edhe më shumë një dëshmi e natyrës kriminale të agresionit rus.

Tashmë është e qartë se këto nuk janë raste të izoluara. Vrasja e civilëve është bërë pjesë e rregullt e aktivitetit ushtarak të Rusisë. Bota duhet të bashkohet për të dënuar këtë luftë mizore, ilegale dhe regjimin kriminal që po e bën atë”, shkruan Xhaçka në Twramaitter./albeu.com


Shtuar 8.04.2022 22:31